Mjekët në Itali ndanë detaje të një operacioni të fundit, delikat në tru, gjatë të cilit pacienti mbeti zgjuar dhe po luante saksofonin.

Spitali Ndërkombëtar Paideia në Romë tha në një njoftim për shtyp se pacienti 35-vjeçar, i identifikuar si G.Z., u mbajt zgjuar dhe luajti saksofonin e tij gjatë operacionit 9-orësh për heqjen e një tumori nga truri i tij.

Mjekët thanë se performanca muzikore i lejoi kirurgët të hartonin funksionet e ndryshme të trurit të tij ndërsa operonin.

“Kirurgjia e zgjuar bën të mundur të hartojë me saktësi ekstreme gjatë operacionit, rrjetet neuronale që qëndrojnë në themel të funksioneve të ndryshme të trurit si loja, të folurit, lëvizja, kujtimi, numërimi”, tha Dr. Christian Brogna, i cili drejtoi ekipin e kirurgjisë.

“Qëllimi i operacionit të zgjuar është heqja e tumorit të trurit ose një keqformimi vaskular siç janë kavernomat e vendosura në zona të veçanta të trurit, duke ruajtur cilësinë e jetës së pacientit”.

Brogna tha se operacioni ishte një sukses.