Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Gorno Lisiçe” në fshatin Lisiçja e Poshtme, Komuna Aerodrom, ndërsa në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 13:30, konsumnatorët e rrugës “Todor Çangov” 49, rr. “Todor Çangov” 53, rr. “Todor Çangov” 51 dhe rr. “Dime Ilievski Murato”, gjithashtu në Komunën Aerodrom.
Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në periudhën nga ora 10:30 deri në orën 13:00, do të kenë një pjesë e konsumatorëve të fshatrave Saraj dhe Gërçec, në Komunën e Sarajit, ndërsa në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 10:30, një pjesë e Sarajit dhe objekteve afariste të: Adem Iljazit, Islam Abazit, Qumështorja Gllumovë, Draçe Saraj, Pompa e Benzinës Saraj, gjithashtu në këtë komunë.
Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Xhon Kenedi” ndërtesa nr.5 dhe ndërtesa nr. 16, rr. “Xhon Kenedi” ndërtesa nr. 9 dhe ndërtesa nr. 9A, rr. “Xhon Kenedi” objektet-shtëpitë nr. 24, nr. 26, nr. 28, nr. 30 në Komunën Çair.
Comments are closed for this post.