Pa dallim të konteksteve politike në të cilat gjenden integrimet evropiane, ne patjetër do të vazhdojmë jo vetëm me reformat, por edhe me ndërtimin e institucioneve, shkollave, spitaleve,vendkalimeve kufitare, rrugëve dhe gjithçka që është e nevojshme për t’iu siguruar kushte më të mira qytetarëve tanë, dhe më pas t’i arrijmë rregullat dhe standardet evropiane, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në hapjen e sallës sportive në SH.F. “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez, Kumanovë.

Çdo vit, theksoi Osmani, Bashkimi Evropian vë në dispozicion më shumë se 100 milionë euro në vit, mjete të pakthyeshme, para të taksapaguesve të vendeve-anëtare të Unionit, të cilat shfrytëzohen për projekte me të cilat sigurohet mbështetje thelbësore për transformimin e shoqërisë tonë.

“Hapja e kësaj salle paraqet simbol të ambicieve tona- ta transformojmë edhe sistemin arsimor të të rinjve në përputhje me standardet evropiane”, theksoi zëvendëskryeministri Osmani, duke vënë në dukje që salla është pjesë nga projekti më i gjerë për ndërtimin e 145 sallave sportive, të cilat janë të financuara nga mjetet e siguruara me kredi nga Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës, ndërsa dokumentacioni i projektit është punuar me fondet e pakthyeshme nga IPA fondet.