Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me delegacionin e Mbretërisë së Norvegjisë kryesuar nga Ministrja për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide.
“Mbretëria e Norvegjisë nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por ajo është partner dhe mbështetës i ynë i rëndësishëm në procesin euro- integrues të Maqedonisë së Veriut nga vetë fillimi, dhe jam i kënaqur që bashkëpunimi ynë vazhdon edhe në periudhën e ardhshme, që është vendimtar për perspektivat evropiane të vendit”- theksoi Osmani, duke i përcjellë Ministres Soreide mirënjohjen e Qeverisë për ratifikimin e protokollit të NATO-s, si pjesë e mbështetjes së plotë dhe shprehjes së qartë të marrëdhënieve të afërta bilaterale mes dy vendeve.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit biseduan për bashkëpunimin bilateral, mbështetjen projektuese që Mbretëria e Norvegjisë i siguron Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe aspiratat euro- atlantike të vendit tonë me theks të veçantë përmbajtjen e Raportit të Komisionit Evropian për vendin dhe konkluzat e Këshillit të Evropës.
Në vazhdim bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të përbashkët nga puna e zyrës së UNOPS-it e cila u hap vitin e kaluar, gjithsesi në drejtim të implementimit të mjeteve të Mbretërive të Norvegjisë dhe Suedisë, mbështetja bilaterale e të cilëve paraqet bazë për implementimin e projekteve të UNOPS-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë drejtim Osmani edhe një herë shprehu mirënjohje për targetimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane, si shfrytëzues i këtyre mjeteve në drejtim të mbështetjes së administratës në përgatitjen e saj për sfidat e ardhshme, duke i përgatitur kapacitetet për negociata me Bashkimin Evropian, duke shprehur bindje se projekti “Progresi Nordik” të cilën UNOPS-i e zbaton në Maqedoninë e Veriut me sukses do ta arrijë qëllimin për mbështetjen e Qeverisë, duke i përforcuar kapacitete e administratës për integrimin e vendit në BE.
Comments are closed for this post.