Temat e lidhura me integrimet evropiane të vendit dhe statusi i reformave të zbatuara nga aspekti i mundësive dhe potencialeve që ju mbeten bizneseve në kuadër të tregut të vetëm evropian, si dhe përmirësimi i zhvillimit të tyre në kontekstin e stabilizimit të gjendjes politike dhe ekonomike në vend në dy vitet e kaluara, ishin temë bisedimi në takimin e sotëm në Shkup mes zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetares së Asociacionit evropian biznesor, Katerina Boshevska.
Në takim, siç njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Osmani ka theksuar se integrimi evropian hapi mundësi të reja për zhvillimin e bizneseve,
“Integrimi evropian i vendit kontribuon në përmirësimin e klimës së biznesit me zbatimin e standardeve evropiane dhe vlerave të punës së biznes sektorit, dhe kjo ndikon pozitivisht në përparimin e marrëdhënieve ekonomike me BE-në, duke ofruar përfitime reciproke për bizneset”, tha zëvendëskryeministri Osmani.
Ai shtoi se roli i AEB do të kontribuojë në përafrimin e praktikave te bizneset e Maqedonisë së Veriut në mjedisin evropian të biznesit.
Në takim u bisedua edhe për mundësinë e angazhimit të drejtpërdrejtë të AEB në pjesën e përmirësimit të përdorimit të fondeve të BE-së që janë në disponim për kompanitë e Maqedonisë, me qëllim nxitjen e zhvillimit sipërmarrës si dhe bashkëpunimit më të ngushtë me AEB me institucionet qeveritare.
Comments are closed for this post.