Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij austriak Michael Linhart tha se Austria është një nga mbështetësit më të fuqishëm të perspektivës evropiane të vendit dhe shtoi se dhjetori ende mbetet një dritare e mirë për fillimin e negociatave me BE-në.
“Biseduam për dhjetorin si një dritare e mirë për mundësinë dhe nevojën për të përqendruar të gjithë energjinë e brendshme, rajonale dhe evropiane për të shfrytëzuar këtë mundësi, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për historinë tonë, por për besueshmërinë e së ardhmes evropiane. ”, tha ai Osmani duke shtuar se në Republikën e Maqedonisë së Veriut qëndron çelësi i zhbllokimit të të gjithë rajonit.
“Fillimi i negociatave nuk është një mundësi e mirë vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe për Bashkimin Evropian dhe gjithë rajonin. Perspektiva evropiane është e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimorë”, tha Michael Linhart, ministër i jashtëm i Austrisë.
Comments are closed for this post.