Ministri i Punëve të Jashtme ka mbërri në selinë e NATO-s ku do të nisë takimi dy ditor i Këshillit Verio Atlantik të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme. Pranë hyrjes Osmani dërgoi porosi të rëndësishme dhe shprehi pritjet nga takimi ministror.
“Moment historik për mua dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për herë të parë fizikisht në tavolinën e takimit ministror në prag të përvjetorit tonë të parë nga anëtarësimin i plotë në NATO”, theksoi Osmani, duke riafirmuar anëtarësimin e NATO-s si sukses strategjik të vendit.
“Qëndrojmë në nivel të detyrës me anëtarësimin tonë në Aleancë, duke kontribuuar drejt stabilitetit të rajonit, duke ndarë vlerat e NATO-s, aktivisht duke kontribuar për tejkalimin e sfidave të Aleancës”, tha Osmani, pak para nisjes së takimit dy ditor në Këshillin e ministrave.
Pjesëmarrja e sotme e Osmanit në takimin ministror të NATO-s, është hera e parë që një Ministër i Maqedonisë së Veriut merr pjesë fizikisht në këto takime si anëtare e plotë e NATO-s.
https://we.tl/t-7In8ztHHoL
Comments are closed for this post.