Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 253 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është marrë asnjë vendim shtetëror për izolim të personave.

Prej 1.799 kontrolleve të kryera nga policia, nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 172 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 134 persona janë arrestuar nga policia, një është paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Në karantinë shtetërore gjatë 24 orëve të fundit janë futur shtatë persona.