Ora më e shtrenjtë në botë, një 31.05 milionë dollarëshe, Patek Philippe, është shitur në Zvicër në një ankand bamirësie Christie’s.

Patek Philippe, që është një nga orat më të ndërlikuara të krijuara ndonjëherë, u ble nga një ofertues privat në hotelin Four Season des Bergues në Gjenevë të shtunën.

Pritej të shitej për rreth 2.57 milionë $ por hodhi poshtë rekordin e mëparshëm prej 17.3 milion $ të mbajtur nga një Rolex Daytona dikur në pronësi të yllit të Hollivudit, Paul Newman e cili shitej në vitin 2017.