Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut, OBRM-PDUKM, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe ‘E majta’ parashtruan mbi 3.000 amendamente dhe bllokuan përpjekjen e shumicës kuvendare që të miratohen ndryshimet në Rregulloren ku parashihet përfshirja e deputetëve në seancë online për shkak se ndodhen në izolim si pasojë e virusit COVID-19.
Sipas Skender Rexhepit, funksionimi online në Kuvend nuk ka kushte teknike dhe as demokratike.
Shumica kuvendare konsiderojnë se zgjidhja që e propozon kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është e mirë për funksionimin e vazhdueshëm të Kuvendit.
Comments are closed for this post.