Barcelona do të bëjë ndryshime të mëdha për edicionin e ri, pas një viti thuajse të dështuar.

Katalunasit kanë arritur ta fitojnë Kupën e Mbretit, por janë eliminuar herët nga Liga e Kampionëve dhe duket se nuk do t’ia dalin ta fitojnë titullin në La Liga.

Ardhja e presidentit të ri Joan Laporta ka bërë që klubi të fillojë të mendojë për ndryshime, ku shumë futbollistë janë me valigje në duar për tu larguar.

Mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e klubit katalunas pritet të largojnë disa futbollistë, ku numri do të shkojë deri në 14 prej tyre.

Gjithnjë sipas Mundo Deportivos, të parët në listën e largimit janë portieri Neto, mbrojtësi Samuel Umtiti dhe Junior Firpo.

Në këtë listë janë edhe mesfushorët Matheus Fernandes, Philippe Coutinho e Miralem Pjanic si dhe sulmuesi Martin Braithwaite.

Në listën e largimeve janë edhe lojtarë Antoine Griezmann, Moussa Wague, Jean-Clair Todibo (I huazuar te Nice), Carles Alena (i huazuar te Getafe), Trincao, Clement Lenglet e Sergi Roberto.

Nga shitja e këtyre futbollistëve, katalunasit synojnë të mbledhin fonde për ta përforcuar ekipin për edicionin e ri.

Emrat si Memphis Depay e mbrojtësi Garcia shihen si transferimet e para, derisa në listë janë edhe Sergi Aguero apo Georginio Wijnaldum.