Ka përfunduar spektakli i madh në ndeshjen Levante – Barcelona.

Rezultati përfundimtar ishte 3 me 3.

“Blaugranët” e lëshuan fitoren nga duart duke bërë një hap mbrapa në garën për titullin kampion.

Messi dhe Pedri shënuan për epërsinë e dyfishtë të Barcelonës, por Melero dhe Morales barazuan shifrat brenda tre minutave.

Megjithatë, Barcelona e gjeti përsëri avantazhin në 2 me 3 me anë të Dembele, por nuk mjaftoi pasi që Sergio Leon shënoi golin vendimtar të këtij takimi për 3 me 3, në minutën e 84.