Spitali në Ohër e redukton programin e operacioneve. Do të operohen vetëm rastet urgjente. Kontrollet përmes platformës “Termini im” në disa departamente siç janë ato interne, janë ndërprerë. Stafi do të merret me të infektuarit nga koronavirusi , numri i të cilëve është në rritje. 94 pacientë aktualisht janë të shtruar në Spital.
“Vetëm sëmundjet malinje dhe emergjencat do të operohen, me atë që një pjesë e departamentit të neurologjisë duke të zhvendoset në urologji, dhe do të bëjmë rotacion me stafin mjekësor nga njësia kirurgjikale drejt spitalit modular, gjeriatria dhe reparti intern, ku janë pacientët pozitivë, për t’i dhënë një pushim stafit aktual”, deklaroi Goran Balev-Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm Ohër.
Nëse ka një rritje edhe më të madhe të numrit të pacientëve të shtruar në Spital, atëherë do të ndërmerren masa të tjera, por vëmendje do t’u kushtohet edhe atyre me sëmundje të tjera.
“Nuk është e drejtë ti kthejmë ata që nuk janë të sëmurë me kovid. Secili ka probleme shëndetësore dhe sëmundje tjera”, pohoi Goran Balev-Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm -Ohër
Situata është e ngjashme në spitalet e tjera në rajon, që mbulojnë pacientë nga e gjithë Maqedonia Jugperëndimore. Në Qendrën për Sëmundjet Kardiovaskulare në Ohër, për më shumë se një muaj, trajtohen vetëm rastet urgjente dhe me përparësi. Edhe puna e Qendrës së Dializës në Strugë gjithashtu është reduktuar./Alsat/
Comments are closed for this post.