Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore, në kumtesë lëshuar mediave, theksojnë se ekonomia e Maqedonisë së Veriut po kalon nje krizë të thellë me të cilën nuk janë ballafaquar asnjëherë as kompanitë e as institucionet shtetërore. Siç theksojnë nga OEMV, burimi kryesorë i krizës ekonomike është pandemia Covid-19.

“Ekonomia e Maqedonisë së Veriut po kalon nje krizë të thellë me të cilën nuk janë ballafaquar asnjëherë as kompanitë e as institucionet shtetërore. Burimi kryesor i kësaj krize është pandemia COVID-19, prandaj është më se i rëndësishëm themelimi i Qeverisë së re dhe funksionimi i plotë i institucioneve shtetërore, me qëllim të sanimit të dëmeve të shkaktuara dhe projeksionimit të hapave të mëtejmë për atë se si do të zhvillohen proceset dhe programet për rimëkëmbje të ekonomisë, e cila paraqet një nga shtyllat kryesore të shtetit”, thuhet në kumtesë.

Pasojat e virusit do të vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në ekonomi dhe falimentim të bizneseve, pushimi nga puna dhe jolikuiditeti, shtojnë më tej në kumtesë.

“Pasojat e virusit kanë dhe vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në aspektin ekonomik me falimentim te bizneseve, pushimi nga puna dhe jolikuiditeti. Prandaj për të qenë sa më të përgatitur për një valë eventuale të dytë të virusit është e domosdoshme që Maqedonia e Veriut të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme paraprake dhe në rast të situatave të tilla, vendi ynë të mos ketë barrë edhe krijimin e Qeverisë”, theksojnë në kumtesë.

Nga OEVMP kërkojnë që në formimin e Qeverisë së re të vendosen ekspertë aplitik nga fusha e ekonomisë.

“E rëndësisë së lartë është që në strukturat e Qeverisë që do të formohet, të vendosen ekspertë apolitik nga fusha e ekonomisë të cilët konsultojnë në vazhdimësi sektorin e biznesit dhe ekspertët ekonomik mbi vendimmarrjet dhe proceset e menaxhimit të ekonomisë së vendit sepse në të kundërtën do kemi hapësirë për Qeveri joefikase dhe të politizuar”, shtojnë më tej në kumtesë.