Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se qeveria po vjedh rrymë elektrike, ndërsa populli paguan miliona.
Ata shtojnë se pas rritjes së çmimit të rrymës elektrike është arritur një marrëveshje për blerjen e rrymës për 10 ditë në vlerë prej 12 milionë eurove.
“Nëse kjo shumë mblidhet me 11 milionat e harxhuara për rrymë elektrike dhe 15 milionët që i paguam në rrjetin evropian energjetik kemi shumë prej 38 milionë euro, para që shteti i shpenzoi për blerjen e rrymës së shtrenjtë elektrike, kurse dimri ende nuk ka nisur”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre, qeveria blen energji elektrike për shkak se nuk ka prodhim të brendshëm.
“Paaftësia e menaxhimit të dobët me ndërmarrjet energjetike e paguajnë qytetarët”, thonë mes tjerash nga OBRM-PDUKM.
Comments are closed for this post.