Në përfundim të vitit 2022 nga partia opozitare OBRM-PDUKM, kanë reaguar duke thënë se prapa vetës jemi duke lënë një vit me skandale dhe dështime të shumta të Qeverisë. Nga atje thonë se Qeveria e Kovaçevskit dhe Ahmetit prapa vetes po lenë një vit me 365 skandale. OBRM-PDUKM, nënvizon se populli dhe biznesi po varfërohen, ndërsa funksionarët e korruptuar të pushtetit po i mbushin xhepat e tyre. Sipas tyre, gjysmë milion qytetarë jetojnë në varfëri.
“Të punësuarit në postat e Maqedonisë, prodhuesit e orizit, dhe të punësuar në kompani tjera nuk arritën të paguajnë mundin, por për këtë drejtoria për libra amë ka dhënë tender për digjitalizimin e kompanisë e formuar pak para shpalljes së furnizimit publik.
Ky ishte vit që e shënoi keqpërdorimet e detyrës zyrtare dhe keqpërdorimi i parave popullore. E kështu mësuam se gen-seku i Qeverisë Muhamed Zekiri po ngarkohet për dëmtim të buxhetit shtetëror në vlerë prej thuajse një milion euro për studim fizibiliti për privatizimin e postës. Për këtë rast, hetimi nuk u zgjerua të shihet se kush nga përfaqësuesit e Zekirit ka marë pjesë në këtë vepër, gjegjësisht nëse Zaev apo ministrat tjerë e kanë nxitur veprën”, thonë nga OBRM-PDUKM.
OBRM-PDUKM, gjithashtu tha se për shkak të Bullgarisë, Maqedonia ishte e detyruar të ndryshojë librat, ngjarjet dhe figurat kombëtare.
“Ky pushtet kriminogjen planifikon të vazhdojë sikur deri tani. Kjo duhet të ndalojë. Maqedonia mundet dhe patjetër duhet të ketë Qeveri të re e cila do të punojë në interes të qytetarëve”, thonë në fund nga atje.
Comments are closed for this post.