OBRM-PDUKM: Gjithmonë kur Filipçe lavdërohet se ka kaluar piku, kemi rekord të zi

Maqedoni 29.11.2020 / 12:14

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “gjithmonë kur ministri Filipçe lavdërohet se ka kaluar piku, kemi rekord të zi siç është ky me 41 të vdekur”.

Ata shtojnë se për shkak numrit të madh të të infektuarve dhe të vdekurve, Filipçe dhe Ministria e Shëndetësisë vonë në mbrëmje i publikojnë rezultatet.

“Gënjeshtrat e kryeministrit në ikje dhe Filipçe janë se gjithçka është nën kontroll dhe kështu kemi 1.699 të vdekur”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se qytetarë me temperaturë të larë presin para Covid Qendrave në temperatura minus, ndërsa Filipçe bën propagandë dhe se joserioziteti i ministrit kushton me jetë.

“Se Filipçe nuk ka lidhje të menaxhojë me coronavirusin flet edhe fakti se vetëm 15% e popullatës është testuar ndërsa në shtetet tjera testimi arrin deri në 60%”, thonë nga OBRM-PDUKM.




Comments are closed for this post.

Të fundit