Paligjshmëria në shtet është tipari kryesor i pushtetit kriminal LSDM dhe BDI. Mbrojtja e krimit dhe korrupsionit vjen drejtpërdrejt nga personi i parë në MPB, Oliver Spasovski.

Sado që mundohet të fshehë skandalin me tërbimin me makinë të djalit të deputetit të tij, Nazim Bushit nga BDI, provat dhe dëshmitë konfirmojnë se në të gjithë këtë rast janë të përfshira strukturat më të larta në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Dëshmitë vërtetojnë se një veturë Mercedes me targa të Shkupit, është ndalur nga punonjësit e policisë për drejtimin me shpejtësi të madhe.

I njëjti automjet, në pronësi të një kompanie Manastiri, gjatë tentativës së kontrollit automjeti kishte ndezur blicë. Menjëherë pas ndalimit të automjetit, pas ndjekjes nëpër rrugët e Shkupit, zyrtar i lartë i MPB-së ka kërkuar nga zyrtarët policorë që menjëherë të ndalojnë kontrollin e automjetit dhe ta lëshojnë atë.

Zyrtari që ka bërë presion ndaj policëve është Vulnet Azemi, ndihmës shef i SPB Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme e Spasovskit ka tentuar ta mbulojë këtë rast, duke bërë të ditur se me këtë veturë drejtohet një person krejtësisht tjetër, ndërsa provat thonë se shoferi ishte pikërisht djali i zëvendësministrit Bushi, Kerim Bushi.

Pikërisht për këtë, ndihmës shefi i SPB Shkupi i detyroi policët ta lëshojnë veturën, pasi shoferi është djali i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nazim Bushi.

Spasovski nuk është përgjigjur nëse kompania që posedon veturën Mercedes është në pronësi të një të afërmi të Nazim Bushit.

Meqenëse Oliver Spasovski dhe MPB-ja nuk u përgjigjën në pyetjet që janë me interes për opinionin maqedonas, sot në një konferencë për media do të njoftojmë detaje të reja rreth këtij rasti.

Ky skandal duhet të zbardhet plotësisht dhe të gjithë të përfshirët në këtë rast duhet të mbajnë përgjegjësi, thuhet ne kumtesen e OBRM-PDUKM-se.