Enti Shtetëror i Statistikave sot i ka publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë, i cili u realizua në shtator të vitit të kaluar.
Sipas statistikave, Shkupi është qyteti me më shumë banorë (526.502), ndërsa Tetova ka 84.770 banorë, Kumanova 98.104, Gostivari 59.770, Kërçova 39.669, Dibra 15.412, Struga 50.980, Strumica 49.995, Ohri 51.428.
Popullsia e përgjithshme rezidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 5 shtator 2021 ishte 1 836 713 qytetarët. Prej tyre 50.4% janë femra dhe 49.6% meshkuj.
Sipas deklaratës së përkatësisë etnike, 58,44% e popullsisë janë deklaruar si maqedonas, 24,30% si shqiptarë, 3,86% si turq, 2,53% si romë, 0,47% si vllehë, 1,30% si serbë dhe 0,87% si boshnjakë dhe të tjerë.
Sipas strukturës moshore, përqindja më e madhe e popullsisë 7% – janë në grupmoshën 40-44 vjeç. Një kuriozitet është se në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar 51 persona mbi 100 vjeç..
Comments are closed for this post.