WhatsApp vazhdon të ngelet në krye të listës përsa i përket numrit të përdoruesve.

Numërohen më shumë se dy miliardë përdorues të aplikacionit në të gjithë globin.

Por së fundmi burime pranë WABetaInfo kanë bërë me dije se WhatsApp ka sjell një opsion të ri të cilën e ka quajtur “Vacation Mode” për versionin Android.

Ky opsion do ti japë mundësinë përdoruesve që të injorojnë chat-tet e bisedave për të cilat nuk janë të interesuar për momentin në seksionin Archived Chats, në mënyrë automatike, kur sapo vjen një mesazh i ri chat-i bëhet unarchived.

Nga këtu një përdorues mund të shkojë tek “Notifications”, ku do t’i shfaqen dy opsione: opsioni “Notify New Messages” ( lajmëro për mesazhe të reja) dhe “Auto-hide inactive chats” (Fshih chat-et inaktive).

Nëse zgjidhni ta fshihni biseda do të kalojë sërish tek mesazhet e arkivuara, duke shmangur nevojën që të njoftoheni sa herë dikush nga grupi shkruan.

Por nëse përdoruesi zgjedh t’i shikojë, i ka të ruajtura .

Opsioni “Auto-hide” do të bëjë që çdo chat më i vjetër se 6 muaj të arkivohet automatikisht.

Por sigurisht që kjo risi nuk do të vijë pa kaluar disa faza testimesh në disa vende si fillim, para se të jetë gati për çdo përdorues.

Të parët që do ta marrin shërbimin e ri janë: Brazili, Italia, Irlanda, Meksika, Spanja, Londra dhe SHBA-s.