Nga Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se të gjitha ekipet në dispozicion janë në terren dhe në vazhdimësi bëhet pastrrimi i rrugëve shtetërore.

Sipas informacioneve të marra nga terreni, të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme për qarkullim, i cili zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë të lagështa, thonë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga atje apelojnë tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore për drejtimin e automjeteve në kushte dimërore, përkatësisht të kenë pajisje dimërore për veturat e tyre, t’i drejtojnë veturat me kujdes, të respektojnë sinjalistikën e vendosur në komunikacion dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre me kushtet e rrugës.

“Po ashtu apelojmë që të monitorohen kushtet atmosferike dhe të gjithë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë në kohë të informohen nga shërbimet e komunikacionit për gjendjen e rrugëve shtetërore”, thonë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.