Sipas një studimi, njerëzit që kanë muskuj më të fuqishëm mund të jetojnë më gjatë se njerëzit që kanë muskuj me fuqi mesatare apo të ulët.
Ky studim është udhëhequr nga profesori Claudio Gil Araujo, i cili është drejtor i Klinikës Mjekësore të Ushtrimeve në Rio de Janeiro të Brazilit.
Në studimin e ri u përfshinë 3878 njerëz të moshës 41 deri 85-vjeçare. Secili pjesëmarrës iu nënshtrua testit për fuqinë e muskujve nga viti 2001 deri në vitin 2016.
Ekipi i hulumtuesve i përcolli rezultatet e pjesëmarrësve për 6 vjet e gjysmë. Gjatë kësaj kohe, 247 burra dhe 75 gra vdiqën. Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që kishin fuqi më të madhe të muskujve kanë prirje për të jetuar më gjatë se të tjerët.
“Studimi ynë dëshmon për herë të parë se njerëzit me muskuj më të fuqishëm zakonisht jetojnë më gjatë”, tha profesori Claudio Gil Araujo. Ai i paraqiti gjetjet e këtij hulumtimi në takimin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Lisbonë të Portugalisë, shkruan “Medical News Today”.
Comments are closed for this post.