Kryeministri Edi Rama ka treguar në New York Times planet që në Shqipëri të krijohet shteti më i vogël në botë referuar shpalljes së entitetit që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.
Behet fjalë për një mikroshtet të stilit të Vatikanit për myslimanët Bektashi, kryegjyshata botërore e të cilëve ndodhet në Shqipëri.
“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, thekson Rama.
”Një mikroshtet i moderuar islamik, do të dërgonte një mesazh: “Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët”, thekson Rama.
Comments are closed for this post.