Emiratet e Bashkuara kanë përuruar Muzeun e të Ardhmes në Dubai, një ndërtesë e vlerësuar si struktura më e bukur në botë. Bëhet fjalë për një elips argjendi i zbrazët shtatëkatësh, i zbukuruar me kaligrafi arabe, me citate nga sundimtari i Dubait.
Muzeu do të ekspozojë risitë e dizajnit dhe teknologjisë, duke e çuar vizitorin në një “udhëtim në vitin 2071”. Fasada mbresëlënëse e ndërtesës u ndriçua nga një shfaqje dritash shumëngjyrëshe në mbrëmje, ndërsa njerëzit u mblodhën për të parë spektaklin.
Përurimi u bë nga sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al-Maktoum, vizioni i të cilit për të ardhmen është vlerësuar si forca lëvizëse pas muzeut. Ndërsa përmbajtja e muzeut nuk është zbuluar ende, ai do të ekspozojë risitë e dizajnit dhe teknologjisë, duke e çuar vizitorin në një “udhëtim në vitin 2071”, thanë organizatorët.
Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi është shtëpia e një dizajni tjetër historik, një degë e muzeut të Luvrit të Francës, licenca e të cilit u zgjat me një dekadë vitin e kaluar deri në 2047 me një kosto prej 165 milionë euro.
Pasi presidenti francez Emmanuel Macron hapi Luvrin në Abu Dhabi në fund të 2017-ës, ai tërhoqi rreth dy milionë vizitorë në dy vitet e para se të godiste pandemia e Covidit.
Comments are closed for this post.