Lëvizja pa maska në hapësira të hapura, organizimi i dasmave në hapësira të hapësira me maksimum 100 persona, por edhe prania e publikut në ndeshje sportive me 30% të kapacitetit janë një pjesë e ndryshimeve të masave kufizuese që i miratoi Qeveria gjatë ditës së djeshme, pas uljes së numrit të të infektuarve.
Me këtë vendim, hiqet masa e mbajtjes së maskave në hapësira publike, përveç kur personat janë në grup më të madh. Mbetet në fuqi masa për mbajtje të maskave në transport publik, taksi dhe hapësira të mbyllura.
Protokollet e reja lejojnë praninë e publikut në ndeshje sportive që mbahen në hapësira të hapura deri në 30% të kapaciteteve me respektim të largësisë fizike prej 1.5 – 2 metra. Po ashtu hiqet edhe masa për ndalim të grupimit në hapësira publike të më shumë se katër persona.
Është lejuar edhe organizimi i dasmave në hapësira të hapura deri në maksimum 100 persona, por jo më shumë se 50% të kapacitetit të hapësirës me sigurim të largësisë së rekomanduar mes personave. Prania e muzikantëve është e lejuar vetëm gjatë organizimit të dasmës.
Gjithashtu është lejuar që numri i personave të ulur në një tavolinë në objekt hotelerike nga katër të jenë gjashtë persona, ndërsa ora policore do të vazhdojë deri më 15 qershor.
Oda e Pavarur Hotelerike reagoi ndaj këtyre protokolleve për shkak se sipas tyre, këto rekomandime për organizim të festave do të shkaktojë kaos.
Ata reagojnë për shkak se nuk janë konsultuar përfaqësuesit gjatë sjelljes së këtyre protokolleve.
“Admirojmë përfshirjen e KSI-së që në njërën anë me propozim-masat lejoi organizim të dasmave ndërsa në anën tjera vendosi rregulla të reja dhe kufizime për muzikantët”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata kërkojnë nga Qeveria që gjatë miratimit të protokolleve ta kthejnë nenin 134 ku lejohet organizimi i ngjarjeve muzikore në hapësirë të hapur dhe të mbyllur dhe po ashtu në tavolinë të mund të qëndrojnë më shumë se 6 persona nga e njëjta familje.
Comments are closed for this post.