Një mjeke nga Dellçeva iu ka dhënë vërtetime të rrejshme katër personave që të mund të lëvizin lirshëm gjatë kohës së orës policore, transmeton Zhurnal. Kundër saj është parashtruar padi penale për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit. Padi është ngritur edhe kundër një personi, i cili ia ka dhënë emrat mjekes.
“S.K (48) nga Dellçeva, e punësuar si mjeke në shtëpinë shëndetësore në Dellçevë, ka vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë dhe ka përpiluar vërtetim medicinal, ku ka shkruar se personi V.Z nga fshati Pançarevo ka ardhur në ordinancën e saj për trajtim mjeksor në shoqërim me katër persona, edhe pse e ka ditur se ata nuk kanë qenë në shoqërim të pacientit”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga atje informojnë se me vërtetimin personat kanë lëvizur gjatë kohës së orës policore duke vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë se gjatë kohës së ndalesës së lëvizjes.
Comments are closed for this post.