Një këmbësor ka humbur jetën në një aksident komunikacioni, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore në dy aksidente nga nëntë gjithsej kanë kanë ndodhur në rajonin e Shkupit.
Policia ka përjashtuar nga komunikacioni 44 shoferë, të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, tetë kanë qenë pa leje për vozitje dhe tre fillestarë,
“Tre makina janë përjashtuar për shkak të problemeve teknike, ndërsa për parkim të parregullt janë dhënë 123 gjoba. Me makinë speciale, janë larguar 86 makina”, thonë nga SPB Shkup.
Ata shtojnë se janë sanksionuar edhe dy këmbësor të cilët kanë kaluar rrugë jashtë vendkalimit për këmbësor.
Comments are closed for this post.