Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan në aksidentin e rëndë që ndodhi rreth orës 19:00 në autostradën Strumicë – Radovish, përpara udhëkryqit për fshatin Vasilevë.

Sipas dëshmitarëve okularë, një automjet me shpejtësi të madhe që ka transportuar emigrantë, duke ikur nga policia, së pari duke goditur një automjet dhe më pas pesëdhjetë metra larg nga rruga është përplasur në mur. Pranë automjetit kanë qenë të ulur dhe shtrirë disa persona, me siguri emigrantë.

Në vendin e aksidentit ka pasur prani të përforcuar policore, automjet i zjarrfikësve dhe automjet i Ndihmës së shpejtë.

Trafiku drejt Strumicës është orientuar në rrugën e vjetër nga fshati Vasilevë për në qytet.