Një i moshuar me maskë dhe armë ka tentuar vjedhjen e një zyre të kredive në Manastir. Prokuroria e Manastirit ka nisur procedurën hetimore ndaj një personi për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “Vjedhje dhe armëmbajtje pa leje”.
“I dyshuari, 72-vjeçar, i maskuar ka hyrë në zyrën e kreditimit në rrugën “Prilepska” në Manastir dhe me përdorimin e forcës ka tentuar të marra para. Me armë në duar ai ka kërcënuar punonjësen dhe ka kërkuar nga ajo që t’ia japë paratë. Pas refuzimitm e ka goditur disa herë. E dëmtuara ka ikur jashtë objektit, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Gjatë bastisjes, në shtëpinë e të moshuarit është gjetur armë dhe 8 plumba. Prokuroria propozoi caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Comments are closed for this post.