Për momentin, Klinika e Sëmundjeve Infektive në Shkup po teston një person me koronavirus me simptoma gripi. Pacienti kishte një pamje klinike të butë, nuk kishte temperaturë të ngritur të trupit dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Ishtë një person që mbërriti në Shkup sot me një fluturim pasdite nga Milano.

Pasagjeri kaloi nëpër aparatin termik, i cili nuk diagnostikoi ndonjë simptomatologji të sëmundjes. Vetë pacienti ndjeu simptomat e tij të para pasi erdhi në shtëpi, pas së cilës ai e thirri Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe u pranua në orën 22:00.

Që nga ardhja e tij në klinikë, pacienti është vendosur në izolim dhe aktualisht po kalon teste në përputhje me protokollin e vendosur. Rezultatet priten në dy orët e ardhshme dhe menjëherë do të informojmë opinionin.