Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot vizitoi Qendrën për trajnim pranë MPB-së në Idrizovë, ku filloi procesi i përzgjedhjes në disa faza të kandidatëve të regjistruar për zyrtarët policorë pas shpalljes së fundit publike të publikuar më 6 qershor të këtij viti.
“Në konkursin publik kanë aplikuar gjithsej 1.867 kandidatë, prej të cilëve 1.482 meshkuj, 385 femra, fakt që flet shumë për imazhin pozitiv të Ministrisë sonë edhe mes të rinjtë, theksoi ministri Spasovski.
Nga këta 1867 kandidatë të regjistruar, duhet të zgjidhen 600 policë të ardhshëm, të cilët duhet t’i nënshtrohen edukimit në tre cikle arsimore katërmujore, sipas planit mësimor. Me këta persona MPB-ja do të lidhë kontrata pune për pozicionin e punonjësit të policisë praktikante me detyrim për të punuar në shërbimin e MPB-së për të paktën pesë vjet.
Comments are closed for this post.