Po punohet intensivisht në tri pjesë të autostradës, njoftoi në Facebook zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski.
Ai ka postuar një video ku shihet se po punohet në pjesët Prilep – Manastir, Tetovë – Gostivar (pjesë e autostradës Shkup – Strugë – Ohër) dhe Gostivar – Bukojçan (pjesë e autostradës Shkup – Strugë – Ohër).
Puna e vështirë po jep rezultate! Koordinimi i shkëlqyeshëm ndërmjet kryeministrit Hristijan Mickoski, Ministrisë së Transportit, dhe kontraktorit Bechtel dhe Enka po i jep rezultatet e para, ka shkruar Nikolloski.
Comments are closed for this post.