DO TË KETË PËRGJEGJËSI!, shkruan Aleksandar Nikoloski në profilin e tij në Facebook.
Sot në Ministrinë e Transportit u takova me Aleksandar Janev, drejtor i Byrosë për Siguri Publike në MPB, dhe një pjesë të ekipit të tij që punon në rastet në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në takimin e sotëm diskutuam dëshmitë e krimit të kryer dhe shpenzimet e papërgjegjshme të parave në kuadër të JP Infrastruktura Hekurudhore dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Këto të dhëna dolën nga raporti i investimeve kapitale të Entit Shtetëror të Auditimit dhe në periudhën e ardhshme do të shqyrtohen edhe subjekte dhe aktivitete të tjera brenda Ministrisë së Transporteve dhe institucioneve në varësi të saj.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është prioriteti kryesor i kësaj qeverie. E gjithë çështja dhe të gjitha krimet e mundshme do të hetohen. Nuk do të lejojmë askënd të vjedhë paratë e njerëzve dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin!
Comments are closed for this post.