Një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut është arrestuar nga policia britanike pasi dyshohet të jetë vrasësi i 39 personave.

Gjatë kontrollit në karrocerinë e maunes që Mo Robinson drejtonte, u gjetën nga policia 39 kufoma.

25 vjeçari dyshohet se e ka futur maunen në Britaninë e Madhe nëpërmjet Holihedit, në veri të Uellsit, që është një nga portet kryesore.

Udhëtimi kishte nisur që nga Bullgaria, dhe të 39 viktimat, të cilët ende nuk janë identifikuar, mendohet të jenë emigrantë. 38 prej tyre ishin të rritur dhe njëri ishte adoleshent.

Dyshohet se viktimat kanë hipur të gjallë në maunën frigoriferike ndërsa dyshohet se ato kanë vdekur nga i ftohti apo mungesa e oksigjenit.