Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Tetovë, 21 litra për metër katror, ​​ndërsa më së paku në Shkup, Demir Kapi, Dojran dhe Berovë, një litër për metër katror.

Sipas matjeve nga institucioni meteorologjik, 19 litra janë matur në Krushevë, 8 në Kriva Pallankë dhe në Kodër të Diellit në Tetovë, 5 në Vinicë, 3 në Prilep dhe Gjevgjeli, si dhe 2 në Strumicë, Mavrovë dhe Gjurishtë.

Moti nga sot do të stabilizohet, do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 33 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë 7.