Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 164 gjoba, nga të cilat 94 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Siç informon MPB-ja, në kontrollet aksionare në fushën e komunikacionit janë shqiptuar shtatë gjoba për përdorim të celularit, gjashtë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, gjashtë masa për shoferë fillestar.

Vazhdojnë edhe më tutje kontrollet e shtura në trafik.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.