Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,53 % në raport me vendimin e datës 22.12.2023.
Nga data 26.12.2023 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 77,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 80,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 74,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 74,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,075 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,138 den/kg dhe do të jetë 42,075 den/kg.
Comments are closed for this post.