Ministria për Punë të jashtme njofton se 38 shtetas nga gjithsej 39 janë evakuuar nga ishulli grek Evia si pasojë e zjarreve.
Njëri prej shtetasve ka vazhduar të qëndroj në Greqi derisa është vendosur në pjesën e sigurt në jug të ishullit.
“Sipas informacioneve, të dielën, më 8 gusht, 39 turistë nga Maqedonia e Veriut kanë qenë prezent në ishull. 38 prej tyre janë larguar të sigurt nga ishulli, më pas disa janë drejtuar në vendpushime tjera, kurse të tjerët pas përfundimit të pushimit janë kthyer në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa njëri prej qytetarëve tanë, ka vazhduar të qëndrojë në pjesën jugore të ishullit Evia (aktualisht vend i sigurt)”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Comments are closed for this post.