Kur krijoni një familje, qëllimi kryesor është të keni një martesë të lumtur. Dhe një nga kriteret për lumturinë është besnikëria martesore

Willard F. Harley, një psikolog klinik dhe këshillues martese, kreu një eksperiment me më shumë se 800 çifte dhe zbuloi se burrat dhe gratë kanë nevoja themelore që duhet të plotësohen, në mënyrë që të zvogëlohen shanset e tradhtisë.

Në librin e Willard F. Harley Jr. ‘Nevojat e tij, nevojat e saj’, gjenden disa zgjidhje për të siguruar një martesë të lumtur.

1. Nevoja e saj për të pasur butësi dhe nevoja e tij për të bërë seks

▪ Gratë kanë nevojë për përkujdesje.

Nuk ka të bëjë vetëm me butësinë, por edhe me dashurinë. Këto ndjenja mund të shprehen në mënyra të shumta: puthje dhe përqafime, lule dhe gjeste të përgjithshme të kujdesit. Të gjitha këto gjëra e bëjnë një grua të ndihet e mbrojtur dhe komode.

▪ Burrat kanë nevojë për të bërë seks.

Gratë shpesh nënvlerësojnë nevojën e fortë të burrave për të bërë seks. Willard F. Harley mendon se nevoja e meshkujve për seks dhe nevoja e grave për kujdes janë të lidhura. Nëse një burrë nuk tregon dashuri apo butësi, ka shanse që ajo të mos bëjë seks. Dhe anasjelltas, nëse një grua nuk e lejon një burrë të bëjë seks me të, ai nuk do të jetë i kujdesshëm me të.

2. Nevoja e saj për të folur dhe nevoja e tij për të pasur një mik për argëtim

▪ Gratë kanë nevojë të flasin.

Gratë kanë nevojë që burrat e tyre t’i dëgjojnë dhe t’u japin reagime për atë që thonë.

Willard F. Harley zbuloi se për t’u ndjerë të kënaqur, grave u duhen rreth 15 orë vëmendje në javë nga partneri. Kjo është pak më shumë se 2 orë në ditë.