Një nënë e re në qytetin zviceran të Luzernit ka kryer një krim makabër, teksa mediat raportojnë se ajo lindi në shtëpi dy binjakë dhe u mori jetën atyre, duke i copëtuar pasi i plasi disa herë në mur.

Trupin e njërit prej fëmijëve ajo e fshehu në një arush gjigand, ndërsa copat e trupit të tjetrit i fshehu në një shportë lavanderie.

Një gjykatë dëgjoi dëshminë e gruas me origjinë serbe, të quajtur Jelica S., 23 vjeç.

Ajo tha se ishte e vetme, pasi ishte ndarë kohët e fundit me babanë e foshnjave dhe i kishte lindur fëmijët duke marrë instruksione nga lapotopi i saj pasi kishte kontraktime.

Ajo tha: “Nuk e dija se si të lindja një fëmijë. E mbusha vaskën me ujë kur më filluan dhimbjet, sot nuk e mbaj mend se si e kam bërë këtë, por mbaj mend që u shtriva në vaskë dhe pashë në internet se çfarë duhet të bëja”.

Jelica S. e lindi vetë fëmijën e parë, por i tha gjykatës: “Isha e frikësuar sepse nuk qante siç duhet.”

Ajo e çoi fëmijën poshtë në bodrum, ku mbante makinën e saj të larjes dhe e goditi atë dy herë në një mur, para se ta hidhte në tokë.

Jelica pastaj e mbështolli fëmijën, i cili kishte pësuar thyerje të shumëfishta të kafkës dhe një dëmtim traumatik të trurit, brenda një arushi të vjetër Mickey Mouse.

Në gjykatë, ajo tha: “Unë vetëm e vura atje, nuk e di çmë gjeti në ato momente”.

Rreth 31 orë më vonë, ajo solli në jetë djalin e saj të dytë, përsëri në banjë dhe këtë herë thuhet se lindi i vdekur. Nëna e sëmurë e mbështolli trupin e vdekur në një peshqir dhe e fshehu në një shportë lavanderie në kuzhinë.

Një ekspert i tha gjykatës se nëse Jelica do të kishte shkuar në spital pas lindjes së parë, fëmija i dytë mund të kishte mbijetuar.

Jelica, e cila jetonte në Luzern, është shpallur fajtore për vrasjen e njërit prej djemve të saj binjakë me dashje, ndërsa gjykata gjeti se një tjetër vdiq me neglizhencën e saj. Prokurorët, të cilët thanë se Jelica nuk ishin në gjendje të paguante për një abort, kishin kërkuar që ajo të burgoset për tetë vjet.

Prokurori tha: “E akuzuara ka dy fytyra, duket naive, në të vërtetë ajo ishte në gjendje të rënduar”.

Por gjykatësja e dënoi Jelicas me 12 muaj burg dhe gjithashtu i dha asaj një dënim të pezulluar shtesë prej 22 muajsh. Ajo tha në vendimin e saj se gjykata “vlerëson se fajësia faktike e krimit është shumë e lartë”, por në anën tjetër tha se “subjektivisht ishte një situatë emergjence”.

Foshnjat kanë lindur dhe kanë vdekur tragjikisht në dhjetor të vitit 2015, kur Jelica ishte 20 vjeç.