Një ngjarje dramatike raportohet në këto momente nga qyteti i Durrësit, ku një vajzë 10 vjeçare ka humbur nën rrënojat e pallatit të shembur.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një grua ka komunikuar me efektivët e policisë dhe ekipet e emergjencës nga poshtë rrënojave duke thënë se ishte mirë, ndërsa në krah mbante vajzën 10 vjeçare të pajetë.
Prej lëkundjes së parë të tërmetit që është regjistruar në orën 03:55 me magnitudë 6.4 ballësh, disa lëkundje të tjera pasuse kanë vënë në panik qytetarët pasi kanë qenë reletivisht të forta.
Comments are closed for this post.