Protestat për vrasjen e 17-vjeçarit Nahel nga policia në Francë janë përhapur edhe në Zvicër. Në Lozanë në pjesën perëndimore të vendit ku flitet frëngjisht, rreth 100 njerëz u mblodhën pas një mesazhi në mediat sociale për thirrje për protesta, shkruan BBC.
Policia tha në një deklaratë se disa xhama të dyqaneve u thyen pasi disa adoleshentë hodhën gurë dhe koktej molotovi mbi ta. Oficerët arrestuan shtatë persona, gjashtë prej tyre të moshës 15 deri në 17 vjeç dhe që kishin nënshtetësi të Portugalisë, Bosnjës, Serbisë, Gjeorgjisë, Zvicrës dhe Somalisë.
Comments are closed for this post.