Maqedonia dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për shkëmbime të policisë përfshirë këtu edhe vendet e rajonit dhe këtë e bëri të ditur edhe zëvendës ministri i MPB Astrit Iseni.
Ndryshe, në kuadrin e zbatimit të Protokollit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë përgjatë sezonit turistik, protokoll ky, i cili është firmosur më datë 5 shtator 2014, në Sarandë dhe në Strugë po kryejnë shërbim punonjës të dy policive përkatëse.
Ky bashkëpunim ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në të dy vendet, shkëmbimin e përvojave mes dy policive për përballimin e flukseve turistike, krijimin e një impakti pozitiv tek qytetarët respektivë, si dhe ardhjen në ndihhmë të turistëve dhe pushuesve nga të dy vendet.
Zbatimi i këtij protokolli ka dhënë frytet e para ku qytetarët e të dy vendeve janë shprehur të kënaqur nga prezenca e Policisë së vendit të tyre duke u ndjerë më të sigurt.
Kjo tregon se ky bashkëpunim duhet të shtrihet përgjatë gjithë vitit, kryesisht në zonat turistike.
Comments are closed for this post.