Këshilli Suprem për Mbrojtje të Libanit ka shpallur Bejrutin një fatkeqësi natyrore dhe i propozoi Qeverisë sot të vendosë gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të fuqishëm ku humbën jetën më shumë se 100 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 4.000.

Në takimin urgjent të Këshillit është marrë vendim të formohet komision i veçantë që të hetohet arsyeja për shpërthimin në portin në pjesën qendrore të Bejrutit, ndërsa raporti duhet përfundojë për pesë ditë, transmeton agjencia TASS.

Siç lajmërojnë mediat lokale, gjatë natës në Bejruti ka mbetur në errësirë, ndërsa zjarrfikësit ende i shuajnë zjarret e mbetura në vendin e shpërthimit. re nga tymi i zi ngrihen në qiell.

Shërbimet publike filluan t’i heqin rrënojat.

Pjesa në të cilën ndodhi shpërthimi është shkatërruar, ndërsa një numër i madh i ndërtesave janë pothuajse plotësisht të shkatërruara.

Ministri i Shëndetësisë Hasan Hamid deklaroi se spitalet janë plot me persona të plagosur, për shkak të së cilës edhe hotelet në qendër të Bejrutit do të pranojnë pacientë të cilëve u nevojitet operacion.

Sipas të dhënave të qendrës gjeo-shkencore gjermane GFZ, shpërthimi ka qenë i barabartë me tërmet me fuqi prej 3,5 ballë , ndërsa është dëgjuar edhe më larg Qipros, kurse më shumë se 200 kilometra nga Mesdheu.

Presidenti libanez mishel Aun mbrëmë deklaroi se është e palejueshme që 2.750 tonë amoniak, për të cilin supozohet se është shkak për shpërthimin në Bejrut, të ruhet gjashtë vjet pa kurrfarë masash sigurie.

Aun në Tuiter kërkoi që përgjegjësit për këtë lëshim të “dënohet rreptësisht”.

Abas Ibrahim, shef i sigurisë shtetërore të Libanit, paraprakisht deklaroi se shpërthimi është shkaktuar nga një material i lartë shpërthyes të marrë nga një anije para një kohe dhe është ruajtur në port.

Kryeministri i Libanit, Hasan Diab, mbrëmë ka deklaruar se përgjegjësit për shpërthimin masiv në depon e rrezikshme në portin e Bejrutit, do të dalë para drejtësisë.

“Premtoj se kjo katastrofë nuk do të kalojë pa përgjegjësi…Përgjegjësit do të dalin para drejtësisë”, theksoi Diab.

Ai shti se depoja ndodhet në port nga viti 2014, por se nuk do të flasë për këtë, sepse hetimi për arsyet e shpërthimit është në vijim.

Mediat arabe publikuan se bashkëshortja dhe vajza e kryeministrit libanez Diab, si dhe disa këshilltarë janë lënduar.

Ndërkohë, përfaqësues të lartë zyrtarë nga shumë vende ofruan ndihmë humanitare dhe ndihmë tjetër të nevojshme për Libanin në zgjidhjen e katastrofës, në një periudhë kur vendi po përballet edhe me pandeminë e koronavirusit dhe me krizën ekonomike.

Ministrat izraelitë të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Beni Ganc dhe Gabi Ashkenazi deklaruan se Izraeli përmes kanaleve diplomatike të sigurisë dhe ndërkombëtare i ofroi ndihmë mjekësore dhe humanitare Qeverisë libaneze.

Борис Џонсон

Kryeministri britanik, Boris Xhonson deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të sigurojë çfarëdo lloj ndihme dhe mbështetje të mundur për Libanin pas shpërthimit në portin në Bejrut.

“Fotografitë dhe videot nga Bejruti sonte janë tronditëse. Të gjitha mendimet dhe lutjet e mia janë me ata të cilët janë të goditur nga ky incident i tmerrshëm”, shkroi Xhonson mbrëmë në Tuiter.

Kryeministri britanik shtoi se “Britania e Madhe është e gatshme të sigurojë mbështetje në çfarëdo lloj mënyre, përfshirë edhe shtetasit britanikë të cilët ndodhen atje”.

Paraprakisht, shefi i diplomacisë franceze, Zhan Iv le Drian në Tuiter ka shkruar se “Franca çdoherë është në anën e Libanit dhe popullit libanez”.

Ai theksoi se Franca është e gatshme të ofrojë ndihmë në varësi të nevojave të autoriteteve libaneze.

Poashtu edhe Greqia dhe Qipro kanë ofruar ndihmë nëse nevojitet dhe kanë shprehur keqardhje dhe ngushëllime deri te Qeveria e Libanit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, madje njoftoi se vendi “është i gatshëm të ndihmojë autoritetet libaneze me gjitha mjetet që ka në dispozicion”, derisa, megjithatë, presidenti i Qipros Nikos Anastasiadis përmes profilit zyrtar në Tuiter shprehu gatishmëri për çfarëdo qoftë ndihmë të nevojshme.

Edhe ministri iranian i Punëe të Jashtme, Mohamed Xhavad Zarif ofroi ndihmë për Libanin.

“Lutjet tona janë me popullin e madh dhe të fortë të Libanit”, ka shkruar Zarif në Tuiter duke shtuar se Irani “si edhe çdoherë është i gatshëm të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme”.

Pas shpërthimit të fuqishëm që dje tronditi Bejrutin, në nderë të numrit të madh të viktimave, piramidat egjiptiane dhe ndërtesa Burxh Kalifa mbrëmë vendosën ngjyrën e flamurit libian.

Në këtë mënyrë, Egjipti u ka dhënë nderime të gjitha viktimave në Bejrut.

Gjithashtu edhe Dubai, me ndriçimin e ndërtesës më të madhe në botë Burxhu Kalifa në ngjyrat e flamurit Libian, u dha nderime viktimave.