Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë sanksionuar nga 89 shoferë për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar dhe 11 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se janë shqiptuar gjithsej 171 masa në mesin e të cilave shtatë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq) dhe tri masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Comments are closed for this post.