Pritjet e gjata për kalim në pikën kufitare në Merdarë po vazhdojnë të zgjasin.

Në dalje, kolona përshkon 1,300 metra rrugë, andaj qytetarët po presin tre deri në katër orë.

Ndërsa, sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, në hyrje kalimi është më i lehtë, ku qytetarët presin 20 deri në 30 minuta, në kolonën 80 metërshe.