Prej nesër pagesa hap pas hapi e pensioneve të janarit fillon nesër në mënyrë që të sigurojë mbrojtje më të madhe për pensionistët në kushte rreziku nga koronavirusi KOVID-19, informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Marrja e pensioneve përmes filialëve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit. Nesër do të kryhet pagesa e pensione në vlerë deri në 11,000 denarë, të mërkurën pensionet në vlerë prej 11,001 denarë deri në 14,000 denarë, të enjten pensionet në vlerë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë dhe të premten pensione në vlerë prej mbi 18,000 denarë denarë.
Nga MPPS kumtojnë se pensionistët të cilët shfrytëzojnë kartela pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund të disponojnë me paratë që nesër. Ata mund ta tërheqin pensionin e tyre në bankomat, t’i përdorin mjetet për e pagesë në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.
Përpunimi në faza i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke pasur parasysh që pensionistët si grup moshë janë më të rrezikuar.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e përfituesve, sistemi i pensioneve është i qëndrueshëm dhe funksionon mirë.
Nga Ministria apelojnë tek pensionistët që t’i përmbahen orarit të pagesave, sepse pagesa në fazë bëhet me qëllim të zvogëlimit të bllokimeve para bankave dhe mundësive për rrezikimin e shëndetit personal dhe publik dhe kujton detyrimin për të veshur pajisje mbrojtëse personale që mbulojnë zonën e hundën dhe gojën, si dhe mbajtjen e një distancë ndërsa prisni në radhë përpara dhe brenda bankave.
Comments are closed for this post.