Sa i përket energjisë elektrike, nuk do të ketë dhe nuk do të lejojmë “shok” në çmime, theksoi kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjitikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski në bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina , duke treguar se javën e ardhshme pritet të informojnë publikun për çmimin e energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 2024.
Bislimoski, si kryetar i Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit të Energjitikës, mori pjesë në mbledhjen e rregullt në Athinë, ku ndër të tjera do të zgjidhej edhe kryetari i ri, por asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme, kështu që mandati iu vazhdua edhe për një mandate tjetër gjashtëmujor.
Në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, kryetari i KRE-së flet për përvojën e tij katërvjeçare gjatë mandatit të tij të dyfishtë në Komunitetin e Energjetikës, për përvojat që ka ndarë me kolegët e tij nga vendet e tjera, por edhe për atë që shqetëson më së shumti qytetarët- çmimet e energjisë elektrike për vitin e ardhshëm.
“Çmimet e energjisë elektrike janë gjithmonë aktuale, në periudhën e kaluar edhe një herë jemi përballur me skenarë negative të ndryshëm, çfarë nënkupton rritja e çmimit, çfarë do të thotë kjo. Ne finalizojmë çmimet në lidhje me tarifat e rrjetit, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Më tej, pasi ne i miratojmë ato, furnizuesi universal duhet t’i dorëzojë ato. Presim të informojmë publikun brenda javës së ardhshme. Ne gjithmonë kemi zgjidhje kreative, nuk do të ketë “shok” të çmimeve, gjithçka do të jetë brenda asaj që mund të pritet”, thotë Bislimoski.
Ai shpjegon se duhet të merren parasysh rritja e çmimit të blerjes së EVN Home, kostot e humbjeve të energjisë elektrike që janë rritur në shpërndarjen e energjisë elektrike, rritja e kostove të materialeve, rritja e pagave në kompani etj.
“Nuk do të lejojmë asnjë goditje apo “shok” çmimi. Ekspertët e shumëllojshëm do t’i zhgënjejmë sërish, kështu që vendimin përfundimtar do ta shpallim gjatë javës së ardhshme”, thotë Bislimovski për MIA-n.
Bislimovski sqaron se kompanitë kërkuan rritje të çmimit prej 27 për qind, por ai thekson se “absolutisht nuk do të fitojnë këtë”.
Ndryshe, më 12 dhjetor, kreu i KRRE-së Marko Bislimoski tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike, nëse pranohen kërkesat e kompanive, mund të jetë për 27 për qind. Sipas Bislimoskit, deri më tani MEMO, MEPSO dhe “Elektrodistribucija” kanë dorëzuar kërkesa për çmime, por disa nga ato kërkesa janë jo të plota dhe për këtë arsye nuk mund të thuhet saktësisht se sa kanë kërkuar.
“Tenderi për blerjen e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në MEPSO duhet të përfundojë deri në fund të kësaj jave dhe po ashtu ‘Elektrodistribucia’ e ka dorëzuar kërkesën para se të zbatojë tenderin e tyre, prandaj kërkesa e tyre nuk përfshin të dhënat për koston e blerjes së energjisë elektrike për të mbuluar humbjet. Prandaj KRRE nuk mund të thotë saktësisht se sa ka kërkuar MEPSO dhe sa ka kërkuar ‘Elektrodistribucia’”, tha Bislimoski në konferencën e sotme për media.
Ai po ashtu tha se nga tenderi për furnizuesin universal ka informacione se EMV ka ofruar çmim dhe tashmë është një çmim që do të realizohet nga 57 euro për megavat orë në vend të53 eurove të mëparshme për megavat orë dhe në vend që të sigurohet nevojat totale prej 100 për qind për familjet dhe konsumatorët e vegjël, do të jenë 95 për qind.
Comments are closed for this post.