Me një sërë solemnitetesh sot në Krushevë fillon festimi për 121 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës. Mbrëmë në Krushevë kanë arritur kalorësit nga të gjitha anët e Maqedonisë.

Sot nga ora 10 delegacionet do t’i vizitojë Shtëpinë përkujtimore të Kongresit të Smilevës dhe monumentin Damjan Gruev, ku do të përkulen dhe do të vendosin lule të freskëta.

Në ora 18.45 në qendër të Krushevës, para kishës “Shën Nikolla” do të priten kalorësit nga mbarë Maqedonia. Tradicionalisht, krushevasit do t’i presin mbështetësit e traditës nga Ditët e Ilindenit me buk e krip.