Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 16 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 240 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalin “8 shtatori” ka pasur 5 pranime të reja, ndërsa në Klinikën Infektive nëntë pranime. Gjatë 24 orëve të fundi 25 pacientë janë lëshuar në shtëpi si pacientë të shëruar.
Momentalisht në Klinikën e Lëkurës në Covid Qendrën shëron 20 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 23 pacientë, në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 20 pacientë.
Në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 76 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 82 pacientë ndërsa në Kozle ka 19 pacientë.
Gjithsej 240 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 94 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.
Comments are closed for this post.